Dortmund i kundërpërgjigjet Bayern: Arrogancë!

3 Gusht 2020
18:36
Telesport
back button

Sulm dhe kundërsulm mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. Drejtori sportiv I klubit verdhezi, Michael Zorc u përgjigj deklaratave të presidentit të nderit te Bayern, Hoeness, I cili kur foli për Borussia Dortmund thumboi këtë klub si kultivues talentesh për t’u shitur dhe jo formuar grup dhe arritur objektiva.

Pra, gjithçka biznes! Një fjali që Zorc nuk I ka pëlqyer. “Mendoj se deklaratat janë mjaft arrogante, por disa gjëra në fakt janë gabim. Nëse keni 250 milion euro më shumë në xhep çdo vit, është më shumë lehtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit