Dortmund i mahnitur nga talenti i Milan-it: “Është Haaland-i i ri”

3 Tetor 2023
14:54
Denis Hakanaj
back button

Do të jetë një përballje me prapaskena merkatoje ai mes Borussia Dortmund dhe Milan-it, përballë në Signal Iduna Park të mërkurën në mbrëmje për javën e dytë të Grupit C të Champions League.

Për të dy skuadrat do të jetë një ndeshje thelbësore në rrugën drejt kualifikimit, por vëmendja e drejtuesve të klubit gjerman do të jetë kryesisht te ndeshja Under 19 që do të zhvillohet pasdite në Youth League.

Po, sepse sipas “SportBild”, Dortmund ka vënë në shënjestër Francesco Camarda, sulmues shumë i talentuar i ekipit të dytë të Milan-it, ku luan nën moshë duke parë se është vetëm 15 vjeç.

I lindur në Milano në 10 marsin 2008-ës, Camarda është një profil shumë i njohur nga tifozët kuqezinj, por edhe nga vëzhguesit italianë dhe ndërkombëtarë.

Pas dygolëshit të shënuar kundër Newcastle në javën e par ëtë Youth League, Camarda është aktivizuar me pikatore në kampionat nga trajneri i të rinjve të Milan-it, Ignazio Abate, edhe për shkak të moshës së re.

Megjithatë, ecuria e tij deri tani është e jashtëzakonshme siç tregojnë 485 golat e shënuar në 89 ndeshje me të ekipet zinxhir të Milan-it.

Francesco, kampion i Italisë Under 15 në 2022-shin, është përdorur nga Pioli në miqësoren kundër Trento-s ara fillimit të kampionatit dhe tani ka përfunduar në shënjestrën e Dortmund, që shquhet për aftësinë për të zbuluar talente.

Nga Jamie Bynoe-Gittens te Youssoufa Moukoko, precedentet janë të shumtë dhe të suksesshëm, pa u dashur të përmdnet Erling Haaland, por që është zbuluar në moshën 20-vjeçare nga Salzburg për t’u shitur më pas te Manchester City, pas eksperiencës te Dortmund.

Sipas shumë ekspertëve, Camarda mund të bëhet Haaland i së ardhmes. Për momentin, rreziku për Milan-in është ai që Francesco të ndjekë rrugën e Filippo Mane, italo-gjermani kapiten i ekipit Under 19 i Borussia-s, që e mori nga Sampdoria në moshën 16 vjeç.

Për kuqezinjtë, objektivi i ardhshëm ka një datë: 10 mars 2024 kur, pas mbushjes së 16 viteve, Camarda do të mund të nënshkruajë një kontratë si profesionist, por që nuk mund të jetë më e gjatë se tre vite sepse është nën moshë.

A do të mjaftojë për të shmangur largimin e tij?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit