Dortmund iu mbyll derën “Djajve” për talentin që po mahnit botën

18 Shtator 2019
9:08
Alfred Lleshi
back button

Jadon Sancho pranon se nuk e di të ardhmen e tij, por dëshiron të fitojë tituj me skuadrën gjermane. Talenti në fjalë raportohet si objektivi kryesor i Manchester United. 19-vjeçari anglez bëri një tjetër shfaqje mbresëlënëse, pasi Dortmundi barazoi 0-0 me Barcelonën në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, të martën. 

I pyetur në lidhje me të ardhshmen e tij, “adoleshenti” tha se nuk ka asgjë të sigurt, përveç dëshirës për të fituar me klubin aktual: “Unë nuk mund ta di të ardhmen, thjesht i marr gjërat ndeshje pas ndeshjeje. Dua të jap 100 për qind për Borussia Dortmund. Dua të bëj mirë këtu, të fitoj tituj dhe të jap gjithçka”.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, u pyet në lidhje me Sancho para barazimit pa gola kundër kampionëve të La Liga-s dhe zbuloi se “Djajtë e Kuq” janë interesuar, por ua ka mbyllur derën: “Ne nuk kemi pranuar të bisedojmë me Manchester United për Sancho. Ata kanë kërkuar një takim për këtë problem, por i kemi refuzuar. Sancho nuk është në shitje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit