DORTMUND “MAKINERI”: fitorja e 10-të radhazi në 2023 dhe kreu i renditjes (PAMJET)

3 Mars 2023
22:40
Telesport
back button

Askush si Borussia Dortmund ne Bote ne kete 2023… Skuadra e Terzic duket se pas Boterorit ka futur nje marsh nga ato per ultrashpejtesi dhe ka fituar 10 ndeshje radhazi ne te gjithe kompeticionet. Po e degjuat mire! 10 fitore radhazi nga te cilat 7 kane ardhur ne Bundesliga, dy ne Kupen e Gjermanise dhe 1 ne Champions League ndaj Chelsea-t…

Edhe sonte, skuadra verdhezi ka arritur te mposhte nje kundershtar aspak te lehte si Leipzig, duke siguruar rezultatin qe ne pjesen e pare me golat e Reus dhe te Emre Can. Nje penallti e fituar nga kapiteni Reus ka qene vendimtare per te hapur rezultatin pasi portieri kundershtar e pengoi. Vete ai u prezantua nga 11-te metra duke shenuar.

Me golin e shenuar sonte, Marco Reus eshte tashme futbollisti i dyte me me shume gola ne historine e Dortmund pas Michael Zorc. Pas tij, do te vije edhe goli i Emre Can qe me nje goditje “te piset” nga jashte zone do te befasoje portierin kundershtar.

GOLI I REUS – VIDEO

GOLI I EMRE CAN – VIDEO

Forsberg do te shenoje nje gol ne pjesen e dyte qe do te hape rezultatin por pa mundur qe te bnarazoje dot shifrat dhe ne fund verdhezinjte festojne fitoren e shtate radhazi ne kampionat qe i ngjit keshtu te vetem ne vend te pare ne renditje duke pritur ende ndeshjen e Bayern Munich…

GOLI I FORSBERG – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit