Dortmund merr kreun me përmbysje, Haaland kthehet dhe realizon një super gol (Video)

27 Nëntor 2021
17:23
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund është kthyer te fitorja në kampionat pasi është eliminuar në mesjavë nga Champions League.

Verdhezinjtë kanë marrë një fitore të rëndësishme 3-1 me përmbysje kundër Wolfsburg në javën e 13-të të kampionatit gjerman.

Ndeshja e luajtur në Volkswagen Arena nuk ka nisur mirë për Dortmund, që e ka parë veten në disavantazh pas vetëm 2 minutash lojë pas golit të Wenghorst.

Reagimi i miqve ka ardhur në minutën e 35-të me një penallti të Can.

Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, ka ardhur përmbysje me Malen. 22-vjeçari ka tundur rrjetën me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Kjo fitore i ka dhënë mundësinë verdhezinjve që të parakalojë përkohësisht Bayern-in në renditje dhe të marrë kreun e Bundesliga-s.

Në minutën e 73-të ka ardhur kthimi në fushë i Haaland, i cili nuk ka humbur kohë dhe ka shënuar 8 minuta pas futjes në fushën e lojës, duke fiksuar shifrat në 3-1.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit