Dortmund ndëshkon Besiktas me Bellingham-Haaland, gol historik në Sheriff-Shakhtar (Video)

15 Shtator 2021
19:35
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund e ka mbyllur 2-0 në avantazh pjesën e parë ndaj Besiktas, ndeshje e vlefshme për fazën me grupe të Champions League.

Ka qenë 18-vjeçari Bellingham që ka realizuar për verdhezinjtë me një goditje të bukur në minutën e 20-të.

Në fundin e pjesës së parë, Dortmund ka dyfishuar avantazhin me Haaland.

Vazhdon ëndrra e Sheirff Tiraspol në Champions.

Skuadra e parë moldave e kualifikuar në fazën me grupe të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube po fiton 1-0 në shtëpi kundër Shakhtar Donetsk.

Ka qenë Traore që ka shënuar golin e parë të një ekipi moldav në Champions League me një goditje spektakolare në minutën e 16-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit