Dortmund parakalon Bayern-in, askush si Brandt në Bundesliga (Pamjet)

25 Shkurt 2023
17:28
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund ka marrë fitoren e radhës në kampionatin gjerman të futbollit pasi ka mundur 1-0 në transfertë skuadrën e Hoffenheim në javën e 22-të të Bundesliga-s.

Një fitore shumë e rëndësishme për verdhezinjtë, të cilët tani kryesojnë të vetëm renditjen e kampionatit gjerman në pritje të përballjes direkte të ditës së nesërme mes Bayern Munich dhe Union Berlin.

Sfida e luajtur në PreZero Arena është vendosur në minutën e 43-të të pjesës së parë nga një gol i Brandt, i cili ka shënuar me kokë pas një goditje dënimi nga ana e kapitenit legjendar Reus.

GOLI I BRANDT – VIDEO

Në ndeshjen e sotme kundër Hoffenheim, Julian Brandt ka shënuar në ndeshjen e tij të katërt radhazi të luajtur në Bundesliga. Asnjë lojtar tjetër i kampionatit gjerman nuk ka pasur një ecuri të tillë në 2023-shin.

Miqtë kanë arritur të dyfishojnë avantazhin në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 57-të, por goli i shënuar nga Wolf është anuluar për shkak të një faulli.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit