Dortmund përfiton nga gabimi i Bayern, merr një fitore historike me Reus (Video)

20 Nëntor 2021
17:25
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund nuk ka gabuar.

Verdhezinjtë kanë mundur 2-1 Stuttgart në shtëpi dhe kanë shkuar vetëm një pikë larg Bayern Munich në renditje, duke përfituar nga humbja e djeshme e bavarezëve.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë.

Malen (56′) ka kaluar në avantazh vendasit, Massimo (63′) ka barazuar për miqtë, Reus ka fiksuar shifrat në 2-1 në minutën e 85-të.

Për herë të parë në historinë e klubit, Dortmund e ka nisur një sezon të Bundesliga-s me shtatë fitore në shtëpi.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit