Dortmund shet zyrtarisht Ibrahimovicin e ardhshëm të Suedisë

12 Qershor 2019
15:26
back button

Nga sezoni i ardhshëm Alexander Isak është lojtari i ri i Real Sociedad, duke lënë përfundimisht Borussia Dortmundin dhe Gjermaninë, për të vijuar karrierën në La Liga.

Sulmuesi suedez me origjinë nga Eritrea firmosi kontratë 5-vjeçare me klubin spanjoll, që pagoi 10 milionë euro për kartonin e tij. Gjithsesi Dortmund ka të drejtë të riblejë lojtarin, por shifrat dhe detajet e kësaj marrëveshje nuk janë zbuluar.

Dortmund e bleu nga klubi suedez i AIK në qershor të vitit 2017 dhe e huazoi në janar të vitit 2019 tek Willem II në Holandë, ku luajti në 16 ndeshje dhe shënoi 13 gola dhe dha 6 asist, vetëm në Eredivisie.

Sulmuesi 19-vjeçar është mjaft i talentuar, i gjatë 1 e 90 dhe ka të gjitha karakteristika e Zlatan Ibrahimovic. Për këtë, opinioni sportiv në Suedi, por jo vetëm, e cilësojnë si pasuesin e sulmuesit të tyre të madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit