Dortmund shijon yllin e ri, askush si Bellingham në 110 vite

15 Shtator 2020
15:50
Denis Hakanaj

I kanë mjaftuar 30 minuta për të shkruar historinë e Borussia Dortmund. Blerja e re e gjermanëve Jude Bellingham, anglez i talentuar 17-vjeçar, ka hyrë që tani në librat e rekordeve për klubin verdhezi.

Gjatë ndeshjes së Kupës së Gjermanisë, e vlefshme për raundin e parë të kompeticionit, më pas të fituar 5-0, talenti i marrë nga Birmingham ka lënë shenjën e tij.

Nga një talent te një tjetër. Borussia Dortmund është një klub i pasur me lojtarë të rinj dhe premtues. Pasi ka ndihmuar Sancho-n të bëhet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, dhe pasi ka blerë Haaland, ja ku vjen Jude Bellingham, 17-vjeçar me shumë perspektivë.

Në fitoren 5-0 kundër Duisburg-ut, ish-lojtari i Birmingham-it është bërë golashënuesi më i ri në historinë e klubit bardhezi. Një tjetër arritje e jashtëzakonshme për lojtarin, i cili, pak ditë më parë, u bë edhe golashënuesi më i ri i kombëtares Under 21 të Tre Luanëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit