Dortmund vendos: Meriton një mundësi për të përgënjeshtruar kritikët

28 Qershor 2020
20:20
Denis Hakanaj
back button

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmund, Joachim Watzke, ka konfirmuar trajnerin Lucien Favre edhe për sezonin e ardhshëm:

“Ka arritur dy herë vendin e dytë dhe ka akoma një kontratë me ne. Nëse ka disa paragjykime kundrejt tij dhe ai mund  t’i eliminojë sezonin e ardhshëm, e meriton këtë mundësi”, ka thënë Watzke.

“Çdo trajner do ta kishte humbur ndeshjen e fundit kundër Hoffenheim (0-4) sepse varej nga skuadra. Në Leipzig (ku Dortmund ka fituar 2-0 duke siguruar vendin e dytë) ishte i njëjti trajner”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit