Dortmund, zbulohet arsyeja pse Sancho zgjodhi të qëndrojë

13 Gusht 2020
15:07
Denis Hakanaj
back button

Jadon Sancho do të qëndrojë te Borussia Dortmund në sezonin e ardhshëm dhe jo vetëm.

Pas shumë zërave në merkato në lidhje me talentin e klubit gjerman dhe t ransferimin e tij të mundshëm te Manchester United, drejtori sportiv Zorc ka lajmëruar rinovimin e kontratës me anglezin.

Sikur të mos mjaftonte kjo, tani kanë ardhur edhe deklaratat e lojtarit, i cili ka pohuar se dëshira e tij është të jetë një shembull për lojtarët e rinj të klubit verdhezi.

Siç ka bërë të ditur talkSport, Sancho ka bërë disa deklarata të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e tij te Borussia Dortmund:

“Adhuroj të luaj me këtë skuadër. Jemi me të vërtetë një grup i madh”, ka thënë 20-vjeçari. “Kemi shumë lojtarë të rinj që mund të bëjnë mirë”.

“Për mua është një kënaqësi ta ndaj fushën me ata. Edhe unë kam jetuar atë që po jetojnë ata. Kam ardhur këtu në moshën 17 vjeç dhe disa prej tyre ka të njëjtën moshë ose është më i ri”.

“Unë e kam kaluar atë moment dhe mund t’i mësoj atyre atë që është e drejtë dhe atë që është e gabuar. Mund të jem një shembull për më të rinjtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit