Dortmund, zëvendësuesi i Haaland vjen nga Real Madrid

22 Janar 2022
23:27
Denis Hakanaj

E ardhmja e Erling Haaland është akoma e paqartë.

Sulmuesi norvegjez ka shumë mundësi të largohet nga Signal Iduna Park verën e ardhshme dhe preferenca e tij duket se është Real Madrid.

Pikërisht nga Los Blancos mund të vijë edhe zëvendësuesi i tij te verdhezinjtë.

Sipas Ok Diario, gjermanët do ta zëvendësojnë Haaland me Luka Jovic, i cili nuk po gjen hapësira te Real Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit