Dortmundi i 2023 ka tjetër “nota muzikore”: talenti i blerë 30 mln euro gjen golin e parë “gjerman”, por veprimi i Haller quhet “manual” (PAMJET)

29 Janar 2023
19:19
Telesport

Dortmund i jep vazhdimesi startit te 2023 dhe arrin keshtu fitoren e katert radhazi duke tentuar edhe njehere titullin edhe pse Bayern eshte ende ne vend te pare. Nderkohe, Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos ndalet pas 5 fitoresh radhazi duke u gjunjezuar nga verdhezinjte pikerisht ne “Bayer Arena”…

Protagonisti quhet Adeyemi, qe kaloi te Borussia Dortmund në korrik 2022 nga Salzburgu, për të cilin bëri 78 paraqitje në ligë në total, duke shënuar 28 gola dhe duke dhënë 16 asistime.
Sulmuesi debutoi në një ndeshje të Bundesligës për Borussia Dortmund më 6 gusht 2022 si titullar kundër Bayer Leverkusen në moshën 20 vjeç e 200 ditë.

Në total, në karrierën e tij në Bundesligë, ai ka luajtur 14 herë në kompeticion, me një asistim dhe pikerisht ate gol qe ka ardhur ndaj skuadres se ciles ka debutuar ne Bundesliga. E priti pikerisht kaq shume muaj ate gol qe erdhi.

Por si erdhi? Me nje veprim fantastik nga Sebastian Haller, qe kur po i vinte topi nga pasimi i krahut, hapi kembet duke nxjere blof mbrojtjen e Leverkusen dhe duke i dhene keshtu topin qe duhej te riut qe nuk fali portierin e “Aspirinave”… Nje festim dhe clirim per nje futbollist i blere 30 mln euro nga skuadra gjermane te Salzburg si pasuesi i Haaland…

GOLI I ADEYEMI – VIDEO

Ne pjesen e dyte, Dortmundi gjeti edhe nje tjeter gol dhe kete here ne fakt ishte nje aksion qe gjeti nje devijim aq sa duhej nga portieri i Leverkusen Tapsoba qe e futi ne porten e tij. Verdhezinjte keshtu marin 3 pike teper te rendesishme dhe afrohen em Bayern Munich ne krye te renditjes por qe e ka nisur vitin 2023 me 3 barazime ndaj Koln, Leipzig dhe Frankfurt…

AUTOGOL I LEVERKUSEN – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit