Dortmundi i frikshëm, rikthen në shtëpi kampionin e Guardiolës

24 Qershor 2019
9:30
Eraldo Harlicaj
back button

Mat Hummels mund të mos jetë rikthimi i vetëm për Dortmundin gjatë kësaj merkatoje vere. Një tjetër emër i rëndësishëm që mund të zbarkojë në "shtëpi" është Ilkay Gundogan. 

Manchester City kërkon që të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2020, por 28-vjeçari është ende i pavendosur dhe po mendon rikthimin në Bundesligë. 

Turko-gjermani ka kaluar 6 vite me Dortmundin dhe ka një dashuri të madhe për atë ekip, ndërsa ka luajtur 4 sezone me kampionët e Anglisë duke fituar dy tituj kampion. Mesfushori ka luajtur 31 ndeshje këtë sezon, nga të cilat 21 si titullar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit