Dortmundi në ankth, Haaland çalon pas përplasjes me gjyqtarin

27 Maj 2020
10:45
Alfred Lleshi
back button

Përveç dëmtimit, rreziku i talljes. Një pasdite e zezë kundër Bayern Munich për Borussia Dortmund. Të verdhët humbën “Klassiker” dhe ndoshta kampionatin. Mirëpo, gjithashtu, rrezikojnë të humbasin Erling Haaland.

Në minutën e 72-të, sulmuesi norvegjez u zëvendësua nga Giovanni Reyna. Nuk ishte një zgjedhje teknike, duke pasur parasysh që ish-i i Salzburgut figuronte si qendërsulmuesi i vetëm në dispozicion të Lucien Favre.

Ndërsa u largua nga fusha, Haaland filloi të çalonte, duke u kthyer ngadalë në pankinë pa mundur të ecë normalisht. Tashmë, në minutat e mëparshme, dukej se kishte manifestuar siklet muskulor.

Problemet do të fillonin pas një përplasjeje me Tobias Stieler. Është gjyqtari dhe jo futbollisti me këtë emër. Përplasje nga e cila Haaland pësoi më të keqen.

Kështu që BVB ka të ngjarë ta humbasë yllin e vet, kur si skuadër duket në një rënie të dobët. Testet mjekësore në orët e ardhshme do të sqarojnë shkallën e dëmtimit. Fillimisht duket një fryrje e këmbës, por se çfarë mund të fshihet më në detaje, kjo mbetet për t’u parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit