Dortmundi në hall, pa 30 gola në “Wembley”

12 Shkurt 2019
13:09
back button

Të mërkurën Dortmundi do të zbresë në fushë në "Wembley", për sfidën e Champions League kundër Tottenham-it. Është një përballje që vjen në një moment të keq për kryesuesit e Bundesligës, që janë tronditur nga barazimi i çmendur 3-3 kundër Hoffenheim (Dortmund kryesonte 3-0) dhe tashmë duhet të bëjnë llogaritë me mungesa të rëndësishme.

Për një dëmtim në shpatull, do të mungojë sulmuesi spanjoll Paco Alcacer, autor i 13 golave këtë sezon dhe një ndër lojtarët më të rëndësishëm deri tani.

Ish-sulmuesi i Barcelonës bashkohet në infermieri me tre titullarë të tjerë, ku më i rëndësishmi është shënuesi më i mirë i Dortmundit, Marco Reus. 29-vjeçari ka shënuar 17 gola këtë sezon, por u dëmtua javën e shkuar në sfidën e kupës kundër Werder Bremen.

Jashtë për nesër janë edhe mbrojtësi polak Lukasz Piszczek, gjithashtu titullar kyç, si dhe mesfushori Julian Weigl, i cili këtë sezon nuk ka luajtur rregullisht, por mbetet një futbollist mjaft cilësor dhe shumë i kërkuar në treg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit