Dortmundi si filmi “Mama, humba avionin!”… Kështu kapiteni u harrua dhe u kthye i vetëm në shtëpi

8 Prill 2021
18:48
Telesport
back button

E keni parë filmin “Mama, humba avionin?!” Sigurisht që shumica e dinë për çfarë flitet dhe për historinë e atij djaloshi që u zgjua vonë dhe familja e harroi në shtëpi për t’u nisur në destinacion dhe kujtuar vetëm kur ishin në fluturim…

Dortmund luajti më 20 mars në Koln, sfidë e cila përfundoi në barazim 2-2. Një episod i rrallë ka ndodhur pas takimit të kampionatit.

Ai që e ka pësuar ka qenë kapiteni i verdhezinjve, Matts Hummels.

Në momentin që delegacioni i klubit gjerman po nisej për t’u kthyer në Dortmund, askush nuk e vuri re që mbrojtësi i njohur mungonte në autobus.

Eshtë Sport Bild ajo që zbulon se Hummels u shtang kur mësoi që të gjithë ishin larguar.

Një gafë e madhe, pasi 32-vjeçari u detyrua të kthehej i vetëm për në qytetin e tij…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit