Dortmund-it i mjafton Witsel për t’iu kundërpërgjigjur Bayern-it

19 Janar 2019
20:29
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund e ka nisur fazën e dytë të kampionatit me një fitore të rëndësishme në transfertë. 

Verdhezinjtë kanë mundur 1-0 skuadrën e Leipzig, që mban vendin e katërt në renditjen e Bundesliga-s.

Një renditje që kryesohet nga skuadra e Favre, e cila ka kthyer diferencën prej gjashtë pikësh me Bayern-in e vendit të dytë, që fitoi dje 3-1 në fushën e Hoffenheim.

Ndeshja është vendosur nga një gol i Witsel në minutën e 19-të, teksa asisti është dhënë nga Lukas Piszczek, i cili ka luajtur ndeshjen e tij të parë si kapiten i Borussia Dortmund në Bundelisga.

Gjithashtu, kjo ka qenë paraqitja e tij numër 200 si titullar me verdhezinjtë në kampionatin gjerman të futbollit.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit