Dosja “Bylis-Tirana”: klubi bardheblu dëshmon në FSHF! Halili: Absolutisht nuk do të dënohemi

14 Korrik 2020
16:10
Telesport
back button

Klubi i Tiranës u paraqit ditën e sotme rreth orës 14:00 në selinë e FSHF, ku edhe u zhvillua seanca dëgjimore dhe pyetësori i anëtarëve të Komisionit të Etikës pas dyshimeve për trukim në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndaj Bylisit në Ballsh (përfundoi 2-1).

Presidenti i klubit bardheblu, Refik Halili ishte i pari që mbërriti dhe madje me nxitim, teksa e ndoqën më pas dy futbollistët Karabeci dhe Lika, por edhe trajneri Egbo dhe drejtori Arbi Laçi.

Pasi u morën në pyetje nga Etika në lidhje me atë ndeshje, presidenti Refik Halili foli për mediat.

“Shiko, u paraqita në Komision. Çfarë kisha për të thënë, i thashë të gjitha. Do të sjell një deklaratë me shkrim të të gjitha gjërave që kam thënë. Pyesni Komisionin. Absolutisht nuk pres dënim për Tiranën.

halili

“Unë nuk e di se çfarë do të bëjë UEFA. 80% e shqiptarëve i shikojnë ndeshjet që fiksohen nga bastet dhe e kuptojnë. Nëse ka ndonjë dyshim që është përfshirë klubi i Tiranës në këtë gjë, nuk më krijon asnjë problem”.

“Flas për veten time, për stafin, për klubin. Nëse ka ndonjë individ të përfshirë, nuk mund ta gjej dot. Është pjesë e lojës, janë rregullat e Federatës”.

“Nëse më duhet të thirrem për diçka, jam i detyruar të paraqitem. Federata bëri mirë që më thërriti. Për mua dhe ne që merremi me sport, kur federata shikon ndonjë shkelje dhe duhet të marrë masa, bën mirë. Nuk e çuan dot deri në fund ashtu si donin. Nuk ndodhi ashtu si dëshironin ata”.

“Klubi jonë nuk është i përfshirë, kemi bërë një kampionat model. Kemi sakrifikuar të gjithë, kemi kryer shpenzime. Kemi qenë ndoshta klubi më i rregullt, i kampionatit”.

“Do të respektojmë garën deri në fund. Besoj se Komisioni ka njerëz aq të zotë që nëse shikon shkelje të veprojë. Unë kam thënë në daljet e mia që “mund”. Nuk jam njeri pa gjak, mbase jam i rrëmbyer. Nuk pranoj të më cënojë njeri kur jam i bardhë. Se sa jam i bardhë e di Allahu”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit