Dosja trukim: “Nuk na ka ardhur email”, Tirana “bojkoton” seancën dëgjimore

9 Korrik 2020
16:41
Telesport
back button

Tirana nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e sotme të zhvilluar në zyrat e federatës shqiptare të futbollit me dyer të mbyllura nga Komisioni i Etikës, sa i përket hetimit të nisur për ndeshjen e zhvilluar në Ballsh, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë (rezultati 2-1 për mallakastriotët).

Fillimisht kanë qenë arbitrat, vëzhguesi dhe delgati i ndeshjes ata që u prezantuan në selinë e FSHF, duke u marrë në pyetje, ndërsa më pas ishte radha e Bylisit, përfaqësuar nga Besnik Kapllanaj, trajneri Dovedan dhe mbrojtësi Goxhaj.

E ndërsa pritej që të vinte radha e Tiranës me presidentin Halili, portierin Lika dhe kapitenin Muça, kjo nuk ka ndodhur. Motivi? “Nuk na ka ardhur njoftimi juaj në email”, u shprehën zyrtarët e klubit bardheblu, që në fakt njoftimin e kishin marrë po në adresën e vjetër, sipas tyre, dhe jo atë të renë.

Kështu, seanca dëgjimore për bardheblutë është shtyrë për ditën e martë të javës tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit