Douglas Costa zgjedh mes Lewandowski-t dhe Ronaldo-s

21 Tetor 2020
15:14
Denis Hakanaj
back button

Douglas Costa ka dhënë një intervistë interesante për Bild.

Sulmuesi i krahut është transferuar te Bayern Munich nga Juventus dhe ka folur pikërisht në lidhje me bardhezinjtë dhe Cristiano Ronaldo-n.

“Doja të kthehesha prej kohësh te Bayern Munich, jam shumë i lumtur këtu. Kam qenë gjithmonë në kontakt me ish-shokët e skuadrës: Neuer, Boateng, Muller dhe Kimmich, nuk i kam prerë kurrë kontaktet me ata”, ka thënë Douglas Costa.

“Kam patur disa oferta para se të shkoja te bardhezinjtë, por Juventus është një klub i madh, një nga më të mirët në Europë. Do të kisha dashur të fitoja Champions-in me Juventus-in”.

“Kë zgjedh mes Cristiano Ronaldo-s dhe Lewandowski-t? Kam patur fatin, por edhe privilegjin, të luaj me kampionë të mëdhenj: Neymar te kombëtarja, Cristiano tek Juventus”.

“Dhe tani luaj me Robert: më i miri në Europë. Por, nëse shikon shifrat, Cristiano duket se është në një nivel më të lartë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit