Douglas Costa çmend Juven: “Milan si Brazili, plot me fenomenë…!”

8 Nëntor 2019
20:48
back button

Gjatë një interviste dhënë për “Sky Sport”, Douglas Costa foli ndër të tjera edhe për kundërshtarin e radhës, Lucas Paqueta, bashkëkombasin e tij, me të cilin do të përballet në sfidën e të dielës kur Juventus të ndeshet me Milan.

“E njoh Paquetan dhe është një futbollist i rëndësishëm. E kam vlerësuar në kombëtare, ka cilësi të shkëlqyera. Natyrisht futbolli në Europë është shumë ndryshe nga ai në Brazil, nga këndvështrimi i agresivitetit. Jam i bindur se ai, duke patur kohë në dispozicion do të dëshmojë vlerën e tij”.

“Është e qartë se Milan i të kaluarës ishte një skuadër fenomenale, që fitonte gjithçka, për shembull, nëse bëjmë krahasime, mund të themi të njëjtën gjë edhe për përfaqësuesen braziliane, që i kishte të gjithë fenomenë në skuadër. Besoj se Milan është gjithsesi një skuadër e mirë dhe meriton respekt”, deklaroi braziliani i Juventus, Douglas Costa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit