Douglas Costa largohet me “faqen e zezë” nga Gremio, s’ka më vend as te Juventusi

22 Janar 2022
9:00
Alfred Lleshi
back button

Douglas Costa dhe Gremio do t’i thonë tani lamtumirë njëri-tjetrit, duke e minimizuar me disa muaj afatin e huazimit të Juventusit, që ishte caktuar në qershor. Anësori brazilian u rikthye majin e kaluar, pasi përfundoi sezonin e tij të dytë me Bayern Munich.

28 paraqitje me 3 gola dhe 2 asiste në bilanc, por me vendin e 17-të, që është një nga faqet më të zeza në historinë e klubit brazilian. Megjithatë, nuk do të ketë Juventus në të ardhmen e Douglas Costa, i cili nuk do të kthehet në Torino. Ai ka oferta nga klube të tjera braziliane, por edhe nga MLS. Kontrata e Costa me Juventusin skadon më 30 qershor 2022.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit