Douglas Costa, mes Atletico-s dhe United

31 Maj 2020
17:27
Telesport
back button

Douglas Costa nuk kërkohet vetëm nga Manchester United, teksa mund të përdoret nga Juventus edhe si shkëmbim me Atletico Madrid për të arritur te Thomas Partey, apo Stefan Savic. Braziliani është në merkato këtë verë, teksa dëmtimet dhe mungesa e adaptimit në formacionin dhe rreshtimin taktik të Maurizio Sarrit, ka sjellë edhe lamtumirën e paralajmëruar.

Edhe pse, sipas asaj që shkruan “Tuttosport” ai mund të përdoret për një shkëmbim me Pogba, sipas “Calciomercato.com”, Costa është në radarët e Diego Simeone te Atletico. Dhe duke qenë se te skuadra madrilene ka disa lojtarë për të cilën Juventusi interesohet, lojtari braziljan mund të jetë një “armë”shumë e vyer në dorën e bardhezinjve italianë për ndonjë shkëmbim të mundshëm.

Sipas Juventusit, Costa ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh. Juventusi kërkon që t’i rrëmbejë Atletico Madrid-it dy futbollistë, mbi të gjitha mesfushorin Thomas Partey, i cili është edhe një synim i Arsenal. Ndërsa, lojtari tjetër është qendërmbrojtësi, Stefan Savic, i cili mbetet plani B, nëse nuk arrihet mesfushori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit