Dovedan: Ky është Bylisi i vërtetë. Ja pse nuk festova te goli i dytë

7 Dhjetor 2019
15:58
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, ka foluar për “Gol pas Goli” pas fitores së rëndësishme të marrë kundër Partizanit.

“Ky është Bylisi i vërtetë dhe këtë e treguam edhe sot në fushën e lojës. Ky është stili ynë i lojës. Ky është futbolli ynë dhe kështu do të luajmë deri në fund”, ka thënë ai.

“Unë dua të vë në vështirësi çdo kundërshtar, jo vetëm Partizanin. Edhe në dy ndeshjet që kemi humbur para kësaj, kemi luajtur mirë. Më i miri sot? Nuk mund të them se kush është më i mirë, i gjithë ekipi ka luajtur shumë mirë. Jam shumë i kënaqur me punën e bërë nga lojtarët”.

“Plani B? Unë e kam gjithmonë një, por varet nga rezultatet. Presingu dhe loja një kundër një është arma jonë më e fortë. Pse nuk festova te goli i dytë? Ashtu e kam përjetuar momentin. Isha në tension, sepse Partizanit i druhem deri në fund”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit