Dovizioso e Rossi dominojnë në Spanjë, provat e lira një tmerr për Honda

14 Qershor 2019
16:23
Telesport
back button

Provat e lira të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Katalonjës në Moto GP dhuruan surpriza. Piloti francez Fabio Quartararo me Yamaha Petronas dha kohën më të shpejtë në pistën e Barcelonës, 1’40”079. Në vendin e dytë u rendit Andrea Dovizioso me Ducati dhe në të tretin japonezi Takaaki Nagakami me Honda LCR.

Zhgënjen kryesuesi i botërorit, Marc Marquez me Honda, që u klasifikua në vendin e 17-të. Për herë të parë këtë sezon më mirë u rendit Honda tjetër, ajo e Jorge Lorenzo, i 14-ti. Gjithsesi, motori japonez u duk në vështirësi në pistën e Katalonjës edhe pse nesër janë provat zyrtare. Ajo që ra në sy është se 5 italianë u renditën në 8 vendet e para.

Më mirë u paraqit Valentino Rossi me Yamaha, në vendin e shtatë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales u klasifikua në vendin e 14-të. Provat e sotme treguan se asgjë nuk është e sigurtë në pistën spanjolle, me luhatje nga pilotët “big”, që kanë ruajtur energjitë për ditën e diel, kur zhvillohet edhe gara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit