Dovizioso: Ai parakalim mund të ndryshojë fatet e sezonit

20 Gusht 2019
12:22
Telesport
back button

Këtë fundjavë, botërori i Moto GP do të transferohet në pistën e Silverstone, Angli, aty ku vjet gara u anullua për shkak të reshjeve të shiut. Këtë vit pritet të mos ketë probleme të tilla dhe gjithçka të shkojë normalisht.

Piloti italian i Ducati, Andrea Dovizioso, arriti një fitore spektakolare në garën e fundit në Austri, duke parakaluar Marc Marquez në kthesën e fundit. Një fitore e rëndësishme për moral dhe renditje, ndërkohë që spanjolli i Honda me 58 pikë diferencën, kur ka ende edhe 8 gara.

Shumë, por për Dovizioso gjithçka mund të ndodhë dhe ai jep arsyen. “Ajo fitore ndaj Marqauez kishte shumë rëndësi, pasi na karikon të gjithëve më shumë. I treguam të gjithëve se mund të fitojmë kudo, madje edhe nën presion”, tha Dovizioso.

Ai parakalim në kthesën e fundit ishte i jashtëzakonshëm, që ndryshoi fatën e garës, por mund të ndryshojë edhe fatin e një botërori. Marquez kuptoi se mund të humbasë edhe pse është më i shpejtë. Ndaj le të shpresojmë që pjesa e mbetur e sezonit të ketë të tjera surpriza të bukura”, tha italiani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit