“Draft 2020” në NBA, ja zgjedhjet e skuadrave me talentët e rinj

19 Nëntor 2020
9:31
Telesport
back button

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar “draft” i përvitshëm, ku 30 skuadrat e NBA-së bëjnë përgjedhjen e basketbollistëve të rinj, që vijnë kryesisht nga kolegjet amerikane. Bëhet fjalë për talente të rinj të basketbollit nga e gjithë bota, që synojnë të shpërthejnë në skenën magjike të NBA-së.

Zgjedhjen e parë e pati skuadra e Minnesota, që zgjodhi ashtu sikurse parashikohej Anthony Edwards. Basketbollisti James Wiseman shkoi te skuadra e Golden State si zgjedhje e dytë, ndërsa zgjedhja e tretë ishte LaMelo Ball, që shkoi te Charlotte.

Në total ishin 60 basketbollistë të përzgjedhur nga skuadrat në dy raunde. Ja si u bë shpërndarja e tyre për sezonin e ri 2020-21.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit