“Draft 2022”, ja zgjedhjet që bënë 30 skuadrat e NBA-së me talentet e së ardhmes

24 Qershor 2022
8:31
Telesport
back button

Në Nju Jork, është kryer sot “Draft” i NBA-s,ë ku 30 skuadrat përzgjedhin talentet e basketbollit që vijnë nga kampionatet e kolegjeve apo nga Europa.

Numri i basketbollistëve të rinj që dëshirojnë të hyjnë në “Draft” është i palimituar, por natyrisht që jo të gjithë përzgjidhen.

Në total, skuadrat kanë të drejtë të bëjnë nga dy përzgjedhje, çka do të thotë që të 60 basketbollistë mund të zgjidhen për të luajtur në NBA sezonin e ri 2022-2023.

Natyrisht jo të gjithë e kanë këtë fat, teksa shumë lojtarë rikthehen në kolegje apo qëndrojnë në stol në pritje të momentit të tyre.

Lojtari i parë i përzgjedhur në “Draft” të kësaj vere është Paolo Banchero, që vjen nga skuadra e Duke (kolegji amerikan), me nënshtetësi të dyfishtë (italiane e amerikane).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit