Drama e mbrojtësit të Arsenalit, dëmtimi i kushton sezonin

7 Dhjetor 2018
15:20
back button

Arsenali ka marrë një lajm të hidhur nga infermieria, sepse qendërmbrojtësi Rob Holding nuk do të luajë më këtë sezon, për një dëmtim të rëndë në ligamentin krociat në gjurin e majtë.

Mbrojtësi 23-vjeçar u dëmtua në barazimin 2-2 të Topçinjve në Old Trafford, ndaj Manchester United, kur u përplas në fund të pjesës së parë me Rashford.

Me emërimin e Unai Emery në drejtimin e Arsenalit Holding u bë lojtar kyç, duke luajtur 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndaj dëmtimi i tij është një lajm shumë i keq për trajnerin spanjoll.

"Rob do të operohet ditët e ardhshme dhe riaftësimi pritet të zgjatë 6 deri në 9 muaj", thuhet në një deklaratë të klubit.

Dëmtimi i Holding shton hallet e Arsenalit, sepse mbeten të dëmtuar edhe qendërmbrojtësi Laurent Koscielny dhe mbrojtësi i majtë Nacho Monreal.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit