Drama e Taulantit, spanjollët i kujtojnë Granitit vuajtjet e vëllait

9 Maj 2019
12:16
Eraldo Harlicaj
back button

Granit Xhaka dhe Arsenali i tij do të synojnë finalen e madhe të Europa Leagues në takimin e dytë kundër Valencias në Spanjë. "Topçinjtë" fituan sfidën e parë me rezultatin 3-1, një fitore që i jep një avantazh të kënaqshëm në "Mestalla". 

Stadiumi i Valencias mbahet si një ndër më të zjarrtët në Spanjë dhe tifozeria është shumë e rëndësishme. Marca i ka kushtuar një artikull vëllezërve Xhaka. Graniti do të luajë në Spanjë me statusin e favoritit, por të njëjtin epitet kishte vëllai i tij, Taulanti, kur luante më 10 prill 2014 në të njëjtin stadium. 

Taulant Xhaka në ndeshjen ndaj Valencias

Baseli kishte fituar takimin e parë në Zvicër me rezultatin 3-0 dhe po me të njëjtin rezultat humbi ndeshjen e kthimit. Shtesat folën për vendasit që shënuan dhe dy gola të tjerë me mesfushorin shqiptar që luajti si mbrojtës i krahut të djathtë. Rol që e vuajti shumë në atë 120 minutësh. Naser Aliji ishte shqiptari tjetër që zbriti në fushë në sfidën kundër Valencias. 

Marca luan me këtë detaj interesant duke "kërcënuar" Granitin se mund të ketë të njëjtin fat me vëllain e tij. Gjasat janë të pakta, pasi Arsenali nuk është Baseli, pavarësisht se Valencia mbetet një ekip mjaft simpatik.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit