Dramë: Interi ndalet në kyeqytet, Roma i bën nder Milanit me golin në minutat e fundit

10 Janar 2021
14:32
Eraldo Harlicaj
back button

Një ndeshje plot emocione ishte ajo ndërmjet Romës dhe Interit të mbyllur me rezultatin 2-2. Ekipi verdhekuq arriti të ndalte Interin në minutat e fundit të ndeshjes duke marrë një pikë që gëzon ekipin e Milanit mbi të gjithë.

Sfida nisi mirë për vendasit që gjetën golin me anë të Pellegrinit. Një aksion i mirë i vendasve që u konkretizua me gol nga gjuajtja nga distanca e lojtarit që mposhti Handanvoicin për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Romës, por Skriniar barazoi në të 55′. Ai shënoi me kokë i harruar i vetëm në portë. Miqtë gjeten dhe golin e dytë me Hakim për 1-2. Një gol mjaft i bukur nga ana e marokenit që gjeti trekëndëshin e portës.

U mendua se zikaltrit e Contes do të merrnin një fitore me vlera, por Mancini në të 86′ dërgoi topin në rrjetë për 2-2. Një gol i çuditshëm që u konkretizua nga ana e lojtarit të Romës. Sfida u mbyll 2-2 dhe Milani buzëqesh se krijon një shkëputje prej 3 pikësh tashmë me zikaltrit. Roma mbetet në vendin e tretë me 34 pikë.

Rastet dhe golat e ndeshjes i ndiqni këtu

Lajme të tjera

Lajmet e fundit