DRAMË: Manchester United i jep shkelmin përfundmitar, Liverpooli eliminohet nga Kupa

24 Janar 2021
19:57
Eraldo Harlicaj
back button

Liverpooli po kalon një moment të errët dhe për t’i dhënë shuplakën përfundimtare mendoi Manchester United. “Djajtë e kuq” fituan me rezultatin 3-2 dhe eliminuan “Redsat” nga Fa Cup. Një eliminim i dhimbshëm, pasi djemtë e Klopp humbin ndaj rivalëve të betuar dhe humbasin mundësinë e fitimit të një trofeu prestigjoz.

Ndeshja nisi mirë për miqtë që shënuan në minutën e 18′ nga Mo Salah për 0-1. U mendua se kampionët do të dominonin dhe bënin autokritikë, por nuk ndodhi kështu. Greenwood barazoi në pjesën e parë pas pasimit të Rashford dhe 45 minutat e para u mbyllën 1-1.

Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër. Rashford i dha avantazhin United pas pasimit të Greenwood, por Salah barazoi gjithçka pas asistit të Firminos për 2-2. U mendua se ndeshja do të shkonte në shtesë, por ishte Bruno Fernandes që mbylli llogaritë. Portugezi ktheu në gol një goditje dënimi duke e ekzekutuar në mënyrë perfekte për 3-2. Përfundimisht, “Djajtë e kuq” eliminojnë “Redsat” nga Fa Cup.

Golat dhe rastet e ndeshjes i ndiqni këtu

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit