Dramë në fushë me tifozët e Hamburgut. Festa e kthimit në Bundesligë iu ngrin në buzë për 5 minuta (pamjet)

29 Maj 2023
10:46
Alfred Lleshi
back button

Ata e kishin fituar ndeshjen 1-0 dhe rivali i tyre i drejtpërdrejtë, Heindenheim, po mundej 2-1 në minutën e 90-të. Kur nisën festën e madhe të ngjitjes në kategori, madje pushtuan fushën të ekzaltuar, rivalët e Hamburgut shënuan dy golat e papritur në 93′ dhe 98’ për t’u ngjitur në Bundesligë. Kësisoji, festa e nisur u ndërpre, hidhërimi total i përfshiu të gjithë. Si i thonë fjalës, krushqit mbetën të ngrirë…

Gjithsesi, Hamburgu do të ketë një opsion shtesë për t’u ngjitur në elitën e futbollit gjerman, “play off”-in. Ata do të luajnë kundër Stuttgartit (që bie nga Bundesliga) për një vend në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, hamburgasit vazhdojnë të merren me mallkimin e tyre. Ata nuk kanë luajtur në Bundesligë që nga viti 2018, kur ranë një kategori më poshtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit