DRAMË: Shakhtari trondit Realin, spanjollët zgjohen me vonesë

21 Tetor 2020
20:55
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi e ka nisur si mos më keq sezonin e ri. Humbja ndaj Cadizit nuk ishte rastësi në Madrid, pasi kampionët e Spanjës kanë humbur ndeshjen e dytë në shtëpi. Shakhtar Donetsk ka tronditur ekipin madrilen duke fituar 2-3 jashtëfushe.

Sfida kishte dy fytyra, pasi pjesa e parë foli krejtësisht për miqtë. Ata shënuan 3 herë në harkun e 45 minutave duke siguruar fitoren. Ata realizuan fillimisht me Teten që shënoi në të 29′, më pas ishte një autogol i Varane që ndëshkoi të besuarit e Zidane. Kapakun ja vendosi goli i Solomon në minutën e 42′ pas një superaksioni.

Pjesa e dytë solli reagimin e Realit. Ata shënuan fillimisht falë një magjie të Luka Modric për 1-3, ndërsa Vinicius në të 59′ vodhi një top mjaft të mirë dhe e dërgoi në rrjetë për 2-3. Në minutat e fundit të lojës, Valverde dërgoi topin në rrjetë, por VAR i hoqi barazimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit