Dramë te Chelsea, miqësorja e Abramovic është mallkim për Sarrin dhe yllin anglez

17 Maj 2019
22:26
back button

Mesfushori Loftus-Cheek u rrëzua në agoni pasi dëmtoi rëndë thembrën e Akilit në miqësoren e luksit, që Chelsea zhvilloi në Amerikë ndaj New England Revolution duke braktisur “Gillette Stadium” me paterica, me këmbën të future në çizmen mbrojtëse. 

Gjithçka ndodhi vetëm 20 minuta pasi ishte future në fushë, si zëvendësues në pjesën e dytë. Futbollisti 23-vjeçar që do të mungojë në finale e Europa League, të cilën Chelsea do ta diskutojë më datë 29 maj ndaj Arsenal, tashmë rrezikon të humbasë të gjithë sezonin e ardhshëm, për shkak të dëmtimit shumë të rëndë.

Pas dëmtimit të pësuar, Loftus-Cheek nuk mund të peshonte aspak në këmbën e tij të majtë dhe u nevojit ndihma e dy anëtarëve të stafit të Chelseas për të lënë fushën. Mesfushori anglez iu nënshtrua skaneve që në Amerikë, përpara se Chelsea të rikthehej në Anlgi të enjten.

Testime dhe analiza që vijuan edhe në Londër, me qëllim përcaktimin e seriozitetit të dëmtimit dhe afatit për rikthimin e mesfushorit. Ky i fundit ka mbetur i dërrmuar jo vetëm nga dëmtimi dhe zhgënjimi që do të humbasë finalen, por mbi të gjitha me faktin që gjithçka ndodhi në një ndeshje miqësore. 

Pikërisht në momentin kur Loftus-Cheek ishte konfirmuar si futbollist kryesor në formacionin e Chelseas, mallkimi ka goditur në një event të organizuar për grumbullimin e £3.1milionë për luftën kundër anti-Semitizmit dhe formave të tjera të diskriminimit.

Një mallkim për futbollistin dhe vetë trajnerin e Chelseas, Maurizio Sarri, që në të vërtetë nga ana e tij kishte vënë në dyshim tempizmin e kësaj miqësore, menjëherë pas përfundimit të kampionatit, si një vendim kapriçoz i pronarit të “Bluve të Londrës” Roman Abramovich.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit