Drejt “Euro 2024” / Shqipëria provon sërish pas 8 vitesh, Sylvinho drejton kombëtaren plot me “italianë”

6 Dhjetor 2023
12:01
Alfred Lleshi
back button

Kualifikimi i dytë historik në Kampionatin Europian për Shqipërinë. Sylvinho ia doli aty ku vetëm Gianni De Biasi e “theu akullin” 8 vite më parë. Synimi është të përmirësohet paraqitja e kuqezinjve. Nëse në vitin 2016, kombëtarja shqiptare u eliminua në fazën e grupeve me kokën lart; me një fitore dhe dy humbje, këtë herë do të përpiqet të bëjë më shumë.

Shorti nuk e ndihmon aspak, megjithatë, sepse duhet të përballet me kampionë bote si Spanja dhe Italia, apo finalistë të Botërorit, si Kroacia. Ky ishte verdikti i goglave të 2 dhjetorit në Hamburg, teksa “shqiponjat” ishin në vazon e dytë, si kokë grupi në kualifikuese karshi kombëtareve më të famshme si Polonia dhe Çekia.

Trajneri brazilian mund të llogarisë një bazë solide “italiane”, veçanërisht në repartin e mbrojtjes. Dhe mbrojtja ishte pika e fortë e Shqipërisë në fushatën eliminatore, me 4 gola të pësuar. Vetëm Portugalia (2 gola) dhe Franca (3 gola) dolën më mirë në këtë aspekt.

Rruga drejt kyualifikimit në “Euro 2024”
Poloni – Shqipëri 1-0
Swiderski 41’

Shqipëri – Moldavi 2-0
Asani 52’, Bajrami 76’

Ishujt Faroe – Shqipëri 1-3
Faero 45+1’ / Bajrami 20’, Asllani 51’, Muci 90+1’

Çeki – Shqipëri 1-1
Cerny 56’ / Bajrami 66’

Shqipëri – Poloni 2-0
Asani 37’, Daku 62’

Shqipëri – Çeki 3-0
Asani 9’, Seferi 51’dhe 73’

Moldavia – Shqipëri 1-1
Baboglo 87′ / Cikalleshi 25’ (pen)

Shqipëri – Ishujt Faroe 0-0

Golashënuesit më të mirë: Asani dhe Bajrami (nga 3 gola)

Më i aktivizuari: Hysaj (8 ndeshje, 630 minuta lojë)

Formacioni tip (4-2-3-1): Berisha; Hysaj, Ismajili, Djimsiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Seferi; Cikalleshi.

Ylli i kombëtares: Armando Broja nuk ka kontribuar në asnjë mënyrë në kualifikimin e kombëtarëes shqiptare, për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar të gjurit, çka e la jashtë fushave për një vit, deri në fund të shtatorit 2023. Problemet e gjurit në fakt e ndoqën atë edhe në tetor, por javët e fundit Mauricio Pochettino i ka dhënë pak kohë për të luajtur. Nëse admirohet si disa sezone më parë te Southampton kthehet, ai do të jetë forcë e madhe për sulmin e Sylvinhos. Broja i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një lojtar i nivelit të lartë.

I riu në zhvillim: Mario Mitaj bëri një zgjedhje jokonvencionale në gusht 2022, duke u transferuar te Lokomotiv Moska, pavarësisht se Federata Ruse e Futbollit është e pezulluar nga UEFA. Për këtë arsye skuadrat ruse nuk mund të luajnë në kupat evropiane. Mbrojtësi i majtë, vetëm 20 vjeç, me Sylvinhon është titullar i padiskutueshëm. Këshilla për merkaton: lojtari, i lindur në Athinë, ka edhe pasaportë greke dhe për rrjedhojë është shtetas i BE-së.

Njeriu i transfertave: Ylber Ramadani është “kartolina” e vitit 2023. Praktikisht i paprekshëm për D’Aversa te Lecce në Serie A. Predispozicioni për kartonin e verdhë ia mohoi ndeshjen e fundit ndaj Veronës. Performanca e tij në mesfushë ka rrëmbyer tashmë vëmendjen e klubeve më të njohura, përfshirë Interin. Kampionati Evropian është vitrina ideale për të zgjeruar horizontet e tij në merkato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit