Drejt Katar 2022: Tronditet Gjermania, Italia dhe Franca bëjnë detyrën (Video)

31 Mars 2021
22:50
Denis Hakanaj
back button

Nuk kanë munguar surprizat në ndeshjet kualifikuese për Katar 2022 të luajtura mbrëmjen e sotme. Nga të mëdhatë festojnë Italia dhe Franca, ndërsa zhgënjen Gjermania.

Rezultati më befasues është regjistruar në Gjermani, ku skuadra e Low është mundur 2-1 nga Maqedonia e Veriut. Gjermanët nuk humbnin një ndeshje kualifikues etë Botërorit që nga viti 2001, kur janë mundur 5-1 nga Anglia.

Pandev ka kaluar në avantazh miqtë në fundin e pjesës së parë falë një asisti të bukur nga Bardhi.

Vendasit kanë barazuar përkohësisht në minutën e 63-të me një penallti të Gundogan, por kanë pësuar golin e dytë pesë minuta para fundit. Një gol që është shënuar nga mesfushori i Napoli-t, Elmas.

Kjo humbje e ka zbritur Gjermaninë në vendin e tretë të Grupit J. Grupi kryesohet nga Armenia, që ka mundur 3-2 Rumaninë.

Ka ardhur fitorja e parë në grup për Islandën, që ka mundur 4-1 Lihtenshtejnin.

Italia ka përforcuar vendin e parë në Grupin C pas fitores 2-0 të marrë në transfertë kundër Lituanisë. Sensi (47′) dhe Immobile (94′, pen) kanë shënuar për Axurrët e Mancini-t.

Takimi tjetër i këtij grupi, ai i luajtur mes Irlandës së Veriut dhe Bullgarisë, është mbyllur 0-0.

Fitore 1-0 edhe për Francën në fushën e Bosnje Hercegovinës. Heroi i takimit ka qenë Antoine Griezmann, i cili ka shënuar golin e fitores në minutën e 60-të me një goditje të bukur me kokë. Franca kryeson Grupin D me 7 pikë.

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja tjetër e këtij grupi mes Ukrainës dhe Kazakistanit.

Vazhdon dominimi i Danimarkës në Grupin F. Danezët kanë marrë fitoren e tretë radhazi pasi kanë mundur bindshëm 4-0 Austrinë në transfertë.

Fitore me “poker” edhe për Skocinë dhe Izraelin, që kanë mundur respektivisht Ishujt Faroe dhe Moldavinë 4-0 dhe 4-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit