“Drejtimi i Tottenham, zgjedhja më e vështirë dhe stimuluese e imja si trajner”

20 Nëntor 2021
9:39
Alfred Lleshi
back button

Antonio Contes nuk iu desh shumë kohë për të gjetur një stol të ri. E kundërta do të ishte e çuditshme. Antonio Conte u rikthye në drejtim disa muaj pas divorcit të tij të papritur me Interin, duke marrë në dorë frenat e Tottenham, që duhet rindërtuar sidomos në planin mental. Synimi i tij është ngjitja në krye të ligës më të bukur në botë, Premier League.

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, trajneri nga Salento ka rrëfyer presionin bindës të klubit londinez, i cili në fund mori një trajner të ri pas parantezës shumë të shkurtër të Nuno Espirito Santo: “Vetëm sharmi i Premier League mund të më bindte të kthehesha në rrugën e duhur kaq shpejt. Kur presidenti Levy më kërkoi për herë të parë në qershor, e falënderova, por nuk kisha dëgjuar për të.

Vija nga një punë gjithëpërfshirëse dhe e vështirë tek Interi, që kulmoi me gëzimin për rezultatin e arritur, por edhe me zhgënjimin e madh të ndryshimit të planeve dhe perspektivave, që çuan në ndarje. Kisha nevojë të pushoja disa kohë. Megjithatë, kur Levy u kthye në zyrë, më bindi duke demonstruar se më donte me çdo kusht. Në projektin e tij perceptova vizionin, një fjalë shumë e dashur për mua…”

Zgjedhja për të pranuar pankinën e Tottenhamit konsiderohet si më stimuluesja nga të gjitha: “Unë kam marrë të drejtoj gjithmonë skuadra që vinin nga kohë të vështira, të cilat duhej të rindërtoheshin. Juve ishte jashtë trofeve, kombëtarja italiane kishte dalë nga grupet e Kupës së Botës 2014, Chelsea erdhi nga vendi i dhjetë, Interi nuk kishte fituar titull që nga viti 2010. Pra, kurrë nuk kam bërë zgjedhje komode, por kjo e Tottenham është padyshim më e vështira dhe për rrjedhojë edhe më stimuluesja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit