Drejtori i Napolit: Gattuso do të rinovojë. Hysaj? Ka ende shumë për të dhënë, por…

24 Tetor 2020
9:58
Alfred Lleshi

Gennaro Gattuso do të rinovojë kontratën e tij me Napolin, që skadon qershorin e ardhshëm. Për ta “njoftuar” këtë ka shërbyer një deklaratë e Cristiano Giuntoli. Drejtori sportiv i klubit blu foli në këtë mënyrë, gjatë një interviste me mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”: “Unë jam shumë i bindur se do të rinovojë. Marrëveshja e re është një pasojë e natyrshme”.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Napolit foli edhe për rinovimet e mundshme të Hysaj dhe Maksimovic: “Ata tashmë e kanë bërë një udhëtim me ne, kanë dhënë shumë dhe akoma mund të japin kaq shumë. Covid-19 është një situatë delikate, kështu që duhet të qëndrojmë brenda kufijve të caktuar. Ne po i bëjmë ata të kuptojnë se po vëmë bast mbi to, por gjithashtu u kemi thënë se nevojitet maturi nga pikëpamja ekonomike”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit