Drejtori i Napolit i befason të gjithë: E kishim mbyllur me Haaland, pastaj ndodhi që…

15 Nëntor 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit, gëzon epërsinë e ekipit të tij me 41 pikë pas 15 ditësh dhe me kampionatin në pritje për shkak të pushimit për Botërorin. I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, menaxheri blu foli për skuadrën që ngriti së bashku me presidentin De Laurentiis në verë.

Megjithatë, ai hedh poshtë kategorikisht emërtimin “mrekulli”, të përdorur nga më shumë se një specialist për të shpjeguar sezonin e bujshëm të Napolit: “Do të kishte shije si ndërhyrje hyjnore ose, nëse duam të mbetemi mes njerëzve, edhe improvizim. Në vend të kësaj, dhe këtë e them pa dashur t’i jap tonin, ka një projekt që është zhvilluar me përkushtim, besoj edhe me kompetencën, me guximin e një pronari që e ka dëshmuar veten në 18 vitet e tij”.

Në qendër të polemikave, të cilat më vonë u zbutën nga rezultatet, ishte zgjedhja për të mos rinovuar disa kontrata të rënda: “Në verën e vitit 2021, me një sërë afatesh kontraktuale në horizont dhe me mundësinë që lojtarë të rëndësishëm të gjenin një vend të përshtatshëm, u artikulua lista e parë e shkurtër. Pikërisht aty filluam të mendojmë në thelb për këtë Napoli”.

Giuntoli dëshiron të hedhë dritë mbi dy K-të e dyfishta që pushtuan Napolin, Kvaratskhelia dhe Kim: “Ne filluam të flasim për Kvara në kohën e Ancelottit. Kërkesa e parë 30 milionëshe e Rubin Kazanit na ngriu. Dhe u tërhoqëm. Lufta në Ukrainë ndryshoi vlerësimin dhe me Khvichan te Dinamo Batumi u kthyem.

Për Kim ka një klauzolë, e vlefshme vetëm për vendet e huaja, e ndryshueshme, në rritje dhe e lidhur me xhiron e çdo blerësi. Dhe mbi të gjitha, mund të aksesohet vetëm në një dritare merkatoje të vendosur për korrikun e ardhshëm dhe e hapur për 15 ditë”.

Drejtori axurr është gjithashtu i prirur të përsërisë besimin e tij të plotë te Spalletti edhe përtej qershorit të ardhshëm, kur i skadon kontrata: “Ekziston një opsion për rinovim edhe për një vit tjetër në favor të klubit”.

Më në fund, Giuntoli tregon keqardhjen e tij më të madhe si drejtor sportiv: “Është Haaland. Kontrata e nënshkruar tashmë me Salzburgun, duke i njohur austriakëve pagesën e klauzolës 25 milionë euroshe. Megjithatë, Haaland preferoi Borussia Dortmund dhe ne, që e kishim vendosur atë dhe Osimhenin në preferencat tona, u devijuam te Victor. Për ne ata ishin të barabartë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit