Drejtuesi e Barcelona-s “heqin qafe” një tjetër yll: Inter gati të përfitojë

28 Shtator 2022
16:00
Denis Hakanaj
back button

Me një fillim shumë pozitiv të sezonit në kampionat dhe në Champions League nga Barcelona, ​​klubi katalanas mendon për strategji për të provuar të përforcojë dhe mbi të gjitha të rinovojë skuadrën në dispozicion të trajnerit Xavi.

Pas rastit të Gerard Pique, i cili nuk konsiderohet më i domosdoshëm nga tekniku, një tjetër emër i madh duket se ka përfunduar jashtë projektit. Një përjashtim i vendosur nga drejtuesit e Blaugranave.

Me blerjen e Marcos Alonso nga Chelsea në merkaton e fundit të transferimeve dhe me shpërthimin e 18-vjeçarit Alejandro Balde, drejtuesit katalanas shpresojnë të heqin qafe mbrojtësin spanjoll për të rinovuar skuadrën dhe për të hequr nga bilanci një pagë shumë të rëndësishme.

Sipas së njëjtës gazetë, madje ka një fushatë mediatike kundër spanjollit. Drejtuesit e klubit, në fakt, duket se u kanë kërkuar mediave që mbulojnë Barçën që t’i ndihmonin për ta larguar lojtarin.

Futbollisti dëshiron të respektojë kontratën e tij e cila skadon më 30 qershor 2024. Lojtari iu ofrua Inter-it në fund të merkatos dhe zikaltrit mund të vihen në lëvizje në janar në rast të një lamtumire të Gosens.

Pavarësisht se nuk ishte titullar te Barcelona, Luis Enrique e grumbulloi atë me Spanjën, me Alba që ka shënuar edhe gol kundër Zvicrës.

Me këtë qëndrim nga ana e klubit, është e vështirë të besohet se lojtari mund të luajë me vazhdimësi për Barcelonën. Xavi po bën gjithçka që i kërkojnë drejtuesit dhe muajt e ardhshëm duket se nuk do të jenë shumë të lehtë për Alba-n.

Do të shohim nëse në fund e gjithë kjo situatë mund ta shtyjë lojtarin të mendojë të largohet nga Barça dhe të provojë një aventurë të re, ndoshta në një kampionat tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit