Drejtuesi i Barcelona-s në zyrat e City-t, ja tre emrat në tavolinë

26 Nëntor 2021
15:29
Denis Hakanaj
back button

Mateu Alemany ka qenë në zyrat e Manchester City-t këtë të premte.

Sipas RAC1, drejtori i futbollit i Barcelona-s mësohet të ketë udhëtuar drejt Manchester për t’u takuar me drejtuesit e Qytetarëve.

Duket se ka qenë një takim që ka lidhje me merkaton e janarit.

Barça, me kërkesë direkte të trajnerit Xavi, duket se do t’i dhurojë Aymeric Laporte në mbrojtje dhe Raheem Sterling në sulm, ndërsa Guardiola ëndërron Frenkie de Jong në mesfushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit