Drejtuesi i Interit: Lukaku-Lautaro, duet fantastik. Argjentinasi nuk largohet

3 Dhjetor 2019
11:09
Alfred Lleshi

“Është mirë të jesh në krye të renditjes. Meritat shkojnë për stafin teknik dhe lojtarët. Nuk fluturojmë, përkundrazi, e mbajmë kokën ulur, vazhdojmë të punojmë me dëshirë dhe vetëdije. Lukaku-Lautaro? Është një duet i bukur sulmues, po e justifikon veten në të gjitha pikëpamjet. Ata janë djem seriozë, që mund të bëjnë edhe më shumë. Klauzola e Lautaro prej 110 milionë euro? Nuk ka asnjë problem, ai zgjodhi Interin dhe dëshiron të trajnohet nga Conte”. 

Këto janë fjalët e menaxherit zikaltër, Piero Ausilio, nga ceremonia e ndarjes së çmimeve të më të mirëve në Serie A, sezonin e kaluar. Pra, drejtuesit e Interit janë mjaft të kënaqur me ecurinë e deritanishme të skuadrës, e cila kapi kreun e renditjes fundjavën e kaluar, duke i lënë kampionët e Juventusit mbas vetes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit