Drejtuesi i klubi del hapur: Ëshhtë e qartë, Cavani dëshiron të luajë për ne!

30 Mars 2020
15:34
back button

Edinson Cavani do të largohet në fund të sezonit nga PSG, me uruguajanin që është i pakënaqur për hapësirat që ka pasur këtë sezon.

Destinacionet e mundshme janë Atletico Madrid dhe Boca Juniors. Pikërisht në lidhje me këta të fundit, ka folur këshilltari i klubit argjentinas, i cili për “Ole” është shprehur se Cavani dëshiron të luajë për Boca Juniors.

“Transferimi i Cavanit është vërtet i mundshëm. Duke njohur Riquelmen (zv/presidenti i Bocës), ai ka shumë miqësi me Edinson dhe Forlan dhe mendoj se ky transferim do të ndodhë. Shpresoj të mbyllet sa më shpejt. Ardhja e Cavanit do të jetë një plus i madh për klubin.

Ai është profesionist dhe një lojtar që do t’i jepte ndihmë të madhe Bocës. Nuk mendoj se është çështje parash. Është vetëm çështje dëshire dhe është e qartë: Ai dëshiron të luajë për Bocën!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit