Drenthe dhe eksperienca “unike”: Edhe po pate shumë para, atje nuk jetohet

26 Nëntor 2020
21:30
Denis Hakanaj
back button

Royston Rickie Drenthe, ish-lojtar i Feyenoord, Real Madrid dhe Everton ka kujtuar eksperiencën e tij në Rusi me skuadrën e Alania-s, ku ka luajtur pak për klubin rus.

“Drejtuesit kanë ardhur në dyqanin tim të veshjeve, por kam refuzuar sepse kisha vënë disa kile”, ka thënë Drenthe.

“Por janë kthyer pesë herë dhe në fund kam vendosur të nënshkruaj për klubin e Vladikavkaz”.

“Nuk është një qytet ideal. Edhe po pate shumë para, nuk mund të jetosh rehat aty. Pinim vodka dhe edhe në autobusin e klubit nuk mungonte kurrë. Kjo është Rusia”, ka thënë Drenthe, që ka luajtur për Alania-n në 2013-ën, duke koleksionuar gjashtë ndeshje dhe tre gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit