Dridhen Joshua e Wilder, “përbindëshi” debuton në peshën e rëndë më 18 maj

22 Mars 2019
16:08
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, 16 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, kampion i padiskutueshëm i botës në peshën “cruiserweight” (pesha deri 91kg), do të debutojë në peshën e rëndë më 18 maj. Në Chicago, ai do të duelojë ndaj 38-vjeçarit francez Carlos Takam, 36 fitore, 5 humbje e 1 barazim.

Kjo do të jetë sfida e parë e ukrainasit, 32 vjeç, në Dicizionin e peshës së rëndë, aty ku titujt kampionë bote mbahen nga Anthony Joshua dhe Deontay Wilder. Boksieri ukrainas, që njihet si “boksieri përbindësh”, synon të jetë kampion i padiskutueshëm i botës edhe në këtë Divizion.

Sfida mes Usyk dhe Takam pritet të zyrtarizohet ditën e hënë, por gjithçka është mbyllur për sa i përket marrëveshjes. Ukrainasi shihet si favorit për këtë sfidë, që sipas mediave britanike do t’i hapë derën për sfidat e mëdha në peshën e rëndë.

“Usyk dhe Takam kanë arritur marrëveshjen për të dueluar më 18 maj, në Chicago, sfidë që do të transmetohet nga DAZN. Usyk ka vendosur të ngjitet në peshë dhe të kalojë në peshën e rëndë. Kjo sfidë do të zhvillohet në të njëjtën ditë me Wilder dhe Breazeale (në Showtime)”, u shprehën organizatorët e këtij dueli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit