Dridhet Barcelona, La Liga nis hetimet për Messi-n me shokë

4 Maj 2021
19:00
Denis Hakanaj
back button

Papritur, Barcelona përfundon në qendër të polemikave.

Në Spanjë po shkakton shumë bujë lajmi që ka patur për protagonistë Messi-n dhe skuadrën, të gjithë të ftuar në vilën e Pleshtit për një drekë të organizuar me qëllimin për të bashkuar grupin për fazën finale të kampionatit.

Sipas Marca-s, La Liga duket se ka vendosur të hapë një hetim mbi sjelljen e lojtarëve blaugrana, të cilët ka shumë mundësi të kenë qenë të pranishëm në shoqërinë e familjeve të tyre.

Ata kanë shkelur protokollin anti-Covid të vendosur nga qeveria spanjolle, që parashikon një limit prej 6 personash për dreka ose darke. Burime brenda Barcelona-s kanë shpjeguar se lojtarët kanë respektuar masat e sigurisë, por lajmi duhet të shqetësojë shumë Barçën.

Katalanasit mbajnë vendin e tretë në renditje, me pikë të barabarta me Real Madrid dhe 2 pikë larg Atletico Madrid, skuadra me të cilën do të përballet të shtunën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit