Dridhet bota e futbollit: ish-presidenti i hirushes së Serisë A do të zbulojë gjithçka të hënën

1 Dhjetor 2021
18:20
Denis Hakanaj
back button

Dridhet bota e futbollit italian.

Ish-presidenti i Chievo-s, Luca Campedelli, duket se ka zbuluar detaje të pathëna më parë në lidhje me hetimin e mashtrimeve me bilancet dhe do ta bëjë të hënën në Report.

Nuk është hera e parë që bilancet e klubeve italiane vihen në shënjestër nga drejtësia. Para rastit që përfshin Juventus-in, në shënjestrën e hetuesve kanë përfunduar Chievo dhe Cesena.

Të dyja skuadrat kanë falimentuar.

Presidenti i asaj që ka qenë Hirushja e Serisë  A, që arriti të luante në fazën paraeliminatore të Champions League në 2006-ën, është rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Report.

Në një moment gjatë intervistës, Campedelli ka thënë:

“Nuk e di se çfarë do të bëj pas kësaj interviste… do të kërkoj të vazhdoj përpara. Besoj se është intervista e fundit që do të jap”.

Intervista do të transmetohet të hënën e ardhshme në Rai3.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit